UBT

Ragmi Mustafa: Kosova tash e tutje edhe zyrtarisht interesohet për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Preshevë – Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa,ka deklaruar për mjetet e informimit serb, se Rezoluta e miratuar nga parlamenti i Kosovës, është shumë e rëndësishme, njofton “Presheva Jonë”.

Mustafa ka thënë gjithashtu, se është e hera e parë që Republika e Kosovës, për herë të parë në mënyrë institucionale po merret për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Hidromorava

I pari i komunës, po ashtu i ka vlerësuar si të rëndësishme kushtëzimet e Beogradit me të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se kjo është mënyra që të kemi të drejta si të serbëve të veriut të Kosovës që janë të parapara edhe me platformën e këshilltarëve shqiptarë të tria komunave.

Mustafa gjithashtu ka theksuar si të rëndësishme edhe trysninë e faktorit ndërkombëtar që duhet t`i bëjë Beogradit sikurse që bënë për serbët e Kosovës si dhe të bënë trysni për lirimin e të burgosurve shqiptarë si dhe për pozitën e arsimimit të e shqiptarëve në hapjen e fakulteteve ne gjuhën shqipe dhe se që Kosova është shprehur e gatshme të ndihmoj në këtë drejtim, ka deklaruar pos tjerash për mjetet serbe të informimit kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.