RCCOLA

Ragip Xhaka: Graniti, i shumëkërkuar në Premierligë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka është duke u kërkuar nga disa skuadra në Angli. Babai i talentit kosovar, Ragip Xhaka, theksoi për mediat italiane se Graniti për momentin është i lumtur te Borussia Monchengladbach, por do t’i shqyrtonte ofertat eventuale.

Granit Xhaka mund të largohet nga Borussia Monchengladbach në fundin e këtij stinori. Futbollisti kosovar ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, duke parë edhe minutat e paktë që po ka te skuadra gjermane.

Dhe se ofertat për të nuk mungojnë, e pranon edhe babai i lojtarit, Ragip Xhaka. Duke folur për ‘LazioNews24’, babai i futbollistit kosovar deklaroi se Graniti është i lumtur te Gladbachu, por të gjitha skuadrat e interesuara mund t’i hapin bisedimet me klubin e tij.

UBT

“Djali im është mirë në Gjermani dhe ai ka kontratë disa-vjeçare me skuadrën e Borussias. Çmimi i tij? Ju duhet të pyesni në klub, unë vetëm mund t’iu them se Graniti është një lojtar i rëndësishëm për ta dhe ai është i lumtur”, theksoi Xhaka senior.

Tutje, ai tregoi për interesimin e disa skuadrave nga Premierliga për shërbimet e Granitit. “Në të kaluarën ka pasur diçka, por tani nuk kemi dëgjuar asgjë. Skuadrat tjera? Ka shumë, veçanërisht në Premierligë. Por, secila skuadër e cila e dëshiron, duhet që së pari të flas me Borussian”, përfundoi Ragip Xhaka.

Ndryshe, Graniti u transferua te Borussia nga Baseli zviceran, duke u konsideruar si një nga blerjet më të mira të klubit gjerman viteve të fundit.