RCCOLA

Rafuna vs Huruglica

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Naim Huruglica dhe Lulzim Rafuna janë dy emrat më të lakuar për postin e Drejtorit të Doganave të Kosovës, krahas 20 kandidatëve që janë në garë.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” për ta marrë “timonin” e institucionit që grumbullon pjesën më të madhe të të hyrave për buxhetin e Kosovës kanë konkurruar 20 veta, shumica prej të cilëve nga Doganat e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, nga ky institucion për këtë pozitë ka konkurruar: Naim Huruglica, i cili për dy mandate ka qenë drejtor i këtij institucioni, Lulzim Rafuna, drejtor ligjor në Dogana dhe njëherësh ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Bajram Rexha, Bahri Berisha, Ibrahim Xhaka, Agim Nika, Lavdim Shala, Arbenita Sylejmani, Bashkim Arifi, etj.

UBT

Konkursi për drejtor të Doganave një herë është anuluar dhe më pas është rishpallur dhe afati i fundit për konkurrim ka qenë 24 shtatori 2013.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se nuk ka pasur kurrfarë parregullsish në afatin e parë të konkursit, mirëpo anulimi është bërë me qëllim që të inkurajohen më shumë kandidatë për të konkurruar për këtë pozitë.

“Me qëllim të inkurajimit të më shumë kandidatëve të interesuar dhe me qëllim të krijimit të mundësive të përfaqësimit gjinor e multietnik, si dhe bazuar në praktikat më të mira, për emërimin e Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Ministri i financave e ka rishpallë konkursi për pozitën Drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës më datë 10 shtator 2013, me afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit në gazetë”, bëjnë të ditur zyrtarët për informim të kësaj Ministrie..(Zëri).