Fundamenti

Rabit Rexhepi ishte një intelektual i mirëfilltë i arsimit dhe i qëndresës së një kohe

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot familjarët e Rabit Rexhepit, nga Pogragja, e kanë vështirë. Ju mungon familjari i tyre shumë i dashur dhe shumë i ngritur. Ju mungon një arsimdashës i madh i shkollës shqipe. Rabit Rexhepi është i lindur më 1932 në fshatin Pogragjë. I rritur dhe i edukuar në një familje arsimdashëse dhe përparimtare. Klasët e ulta të fillores i kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin e ulët dhe Shkollën Normale, i kreu në Prishtinë në vitet 1952/1956. Jo vetëm kjo. Rabit Rexhepi nuk qëndroi duarkryq. Ai me kohë vazhdoi shkollën politike në Beograd, ndërsa, ka absolvuar në Fakultetin e Filozofisë në Shkup. Prandaj, e tërë periudha e tij aktive ishte realizuar kryesisht në dy kahje: në arsim dhe në funksione politike.

Thonë, vdekja vjen pa adresë. Ajo (adresë) është e të gjithëve. Nuk zgjedh njerëz e as moshë. Populli thotë, dekës nuk i dilet përpara. Kur vjen, çilja derën. S’ka kush të “manipulojë” me te. Ajo është e dhimbshme E dhimbshme është për familjarët, miqtë, kolegët, të afërmit, por më së shumti është e dhimbshme për fëmijët. Pse jo? Ata, nga sot, nuk flasin me te. Në momente të tilla, krijohet një gjendje pa fjalë. Secili mundohet t’i ndryjë fjalët e mendimet. Tash e ka fjalën heshtja. Heshtja për njeriun që ju mungon, i cili do të shkojë në përjetësi. Jo vetëm kaq.

Sot familjarët e Rabit Rexhepit, nga Pogragja, e kanë vështirë. Ju mungon familjari i tyre shumë i dashur dhe shumë i ngritur. Ju mungon një arsimdashës i madh i shkollës shqipe.

Rabit Rexhepi është i lindur më 1932 në fshatin Pogragjë. I rritur dhe i edukuar në një familje arsimdashëse dhe përparimtare. Klasët e ulta të fillores i kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin e ulët dhe Shkollën Normale, i kreu në Prishtinë në vitet 1952/1956. Jo vetëm kjo. Rabit Rexhepi nuk qëndroi duarkryq. Ai me kohë vazhdoi shkollën politike në Beograd, ndërsa, ka absolvuar në Fakultetin e Filozofisë në Shkup. Prandaj, e tërë periudha e tij aktive ishte realizuar kryesisht në dy kahje: në arsim dhe në funksione politike.

Në pjesën e parë, Rabit Rexhepi, tash i ndjerë, ka punuar me ditar në dorë në Shkollën fillore “Liria” në Pogragjë, gjatë viteve 1956 gjer në vitin 1959. Këto vite, siç thuhet në një biografi të tij, – ishin vitet mbresëlënëse, ndonëse kushtet e punës kanë qenë jo aq të volitshme. Punoi me vullnet dhe entuziazëm. Ai, sa ishte gjallë, shtonte se, “një ditë vjeshte të vitit 1058, në shkollë erdhi Kërsta Kërstiqi, Kryeshef i SPM-së dhe në mes orëve mësimore i pati thënë që të hynë në një klasë të zbrazët e duke i thënë: “Ti shoku Rabit, do të vish të punosh në SPM, në një funksion të rëndësishëm. Rrogën do ta kesh më shumë se dyfishin e rrogës së mësuesit dhe do ta marrësh banesë shoqërore. Punës do t’ia fillosh me 1 tetor!”Rabit Rexhepi, pa një pa dy, këtij nacionalisti ia kthen se, profesionin e mësuesit e ndjen më së miri dhe nuk mund ta ndërrojë me asnjë detyrë tjetër. Ai, pas kësaj përgjigje, ishte ndarë i revoltuar me këtë refuzim të tij, i cili e kishte përplasur derën dhe iu kishin dëgjuar di a tri fjalë duke shtuar: “do të shihemi!” Ishte koha që nuk ishte lehtë të refuzohet oferta nga Rabit Rexhepi, por, ai kishte një aversion ndaj këtij shërbimi që i është afruar atij.

Po ashtu, në qershor të vitit 1960, Rabit Rexhepi emërohet Shefi i Seksionit të Arsimit dhe Kulturës në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Në kuadër të këtij resori, ai kishte një pleqësi voluntere si organ juridiko-profesional që vendoste për politikën e kuadrave shkollore etj. Të gjitha këto kuadro i hartonte dhe ia prezantonte Pleqësisë, e cila i aprovonte. Ishte kohë e sigurimit të kuadrove të kualifikuara tek masa shqiptare. Në kohën e këtij intelektuali qëndresë, bëhej përmirësimi i strukturës nacionale të nxënësve dhe të arsimtarëve nëpër shkollat e mesme. Në vitin 1961, Rabit Rexhepi ftohet në bisedë nga një operativist i SPM me mbiemrin Zhivkoviq, i cili i kishte thënë: “ti tani do të kesh punë me arsimtarë, intelektualë. Nga tash do të kesh kontakt e takime me ta dhe për çdo të hëne do të vish tek unë të më informosh për rrjedhat dhe abuzimet e politikës, të cilat i vën re”. Këtij “njeriu”, Rabiti i është përgjigjur: “Për këtë shërbim, gjeje dike tjetër! Unë nuk mund të pranoj”. Ai mbeti pa asnjë fjalë.

Eco Higjiena

Rabit Rexhepi, tash na mungon, por vepra e tij intelektuale është e “gjallë” dhe e me vlera. Ai punoi si shef i arsimit. Dy vite shkollore ka dhënë mësim lëndët filozofike në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Këto lëndë i ka ligjëruar tek nxënësit shqiptarë dhe serbë. Ma vonë, në korrik të vitit 1965 emërohet drejtor i Shkollës Normale “Skënderbeu” në Gjilan. Ma vonë atë e shohim drejtor i Shtëpisë së Kulturës. E ma vonë, ai është zgjedhur Kryetar i LSPP-së të Komunës.

Në vitin 1970, Rabit Rexhepi zgjedhet deputet i Dhomës Republikane. Ishin rrethana tjera. Në këto rrethana, të tjerët e sugjeruan që të udhëheq Entin Pedagogjik (1970/1974). Në fillim të vitit 1974 ka kaluar në detyrë në KQ të LKJ në cilësinë e Shefit të Kabinetit të Fadil Hoxhës. Gjatë kësaj kohe, për 8 vjet me radhë ka qenë Kryetar i Bashkësisë Kulturo-Arsimore të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Botues të Revistës Arsimore “Shkëndija”. Dhe, jo vetëm kjo.

Ky intelektual nuk ëshë pajtuar me padrejtësitë e kohës. Ai në gazetën “Rilindja”, të datës 1 shkurt të vitit 1988, f. 13, pati reaguar lidhur me emrin e heroit, Zenel Hajdini, të cilin, të “tjerët” ia shtrembëronin mbiemrin e tij. Dikush (dihet) e pati shkruar emrin e heroit të fjalë jo Zenel Hajdini, por Zejnel Hajdinoviq! Rabit Rexhepi, ish funksionar, pati reaguar në gazetën në fjalë duke shtuar se, “e drejta e pjesëtarëve të një kombi, pra edhe të një kombësie, që të mbajë mbiemrat në përputhje me natyrën e gjuhës së vet, është alfa e barazisë sonë. Pra, heroi i popullit, Zenel Hajdini, nuk është Zejnel Hajdinoviq…”

Mandej, në kohën e solidarizimit të nxënësve të gjimnazit me minatorët e Stari Tërgut’, që ishte një rezistencë e fortë nga ana e të rinjeve shkollarë në fjalë, atë natë, gjer sa rezistohej, erdhi Rabit Rexhepi dhe, nga afër e pa gjendjen se si të rinjtë shkollarë bënin rezistencë, ai këtë “akt” e përkrahu duke mos i qortuar të rinjtë se bënin “keq”, por, para se të dalë nga ky tempull i dijes, tha heshtur se, “edhe unë po të isha si këta, do të bëja një gjë të tillë. S’kanë faj, por kanë të drejtë…!”

Ky ishte Rabit Rexhepi, një figurë e rëndësishme e një kohe, i cili punoi dhe rezistoi si një intelektual i mirëfilltë i arsimit shqip. Por, ja ai sot na mungon. Ai sot i është rikthyer botës tjetër. Por, vepra e tij, madhëron dhe s’ do të duhej aspak të harrohet. Vdiq në moshën 86-vjeçare. Ishe një intelektual i merituar i qëndresës sonë./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.