ARKATANA

Qyteti i bardhë i Fehmi Fetahit dhe çmimi i merituar “Qytetar Nderi i Gjilanit”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fehmi Fetahi një biznesmen shumë aktiv dhe me shije prej evropiani pothuajse të gjitha investimet i ka bërë në vendlindjen e tij në Përlepnicë. Në kodra të Përlepnicës ka ndërtuar pothuajse një qytet që ne e quajtëm “Qyteti i Bardhë”. Duke e parë këtë investim gjigant, duke e përcjellur në vazhdimësi aktivitetin human të këtij biznesmeni, komuna e Gjilanit e ka shpallur “Qytetar Nderi”, të cilin çmim ai do ta marrë më 15 qershor 2019. Çka thotë Fehmi Fetahi për këtë çmim dhe cila është porosia e tij për bizneset e Gjilanit.

Fehmi Fetahu, është një njeri shumë pozitiv me energji të shumta për ta dashur vendin e atdheun. Investitor i madh në shumë fusha, bamirës dhe i respektuar nga të gjitha kategoritë. Fehmiu tani është shpallur edhe Qytetar Nderi i Gjilanit dhe me plotë meritë e ka fituar këtë epitet.

Për rajonipress Fehmi Fetahu flet për investimet e bëra në vitin 2018 dhe për planet e shumta në vitin 2019. Fehmi Fetahi thotë se investime janë bërë shumë në vitin 2018 kurse në vitin 2019 ka investime tjera si gjithmonë kurse për bizneset e kam një porosi që të jen aktiv, korrekt dhe sidomos në kualitet dhe ju dëshiroj suksese tha Fetahu.
Fehmi Fetahu, një njeri shumë pozitiv me energji të shumta për ta dashur vendin e

Fetahi thotë se është gëzuar kur ka dëgjuar për çmimin qytetar nderi. “vërtet jam ndier krenar dhe i lumtur sepse kur të çmon qyteti yt ose vendlindja jote është një përparësi e madhe tek të tjerët. Ndihem mirë dhe jam i kënaqur që qytetarët e Gjilanit e kanë pranuara me shumë zemërgjerësi edhe investimin tim që e kam bërë këtu” shprehet Fetahi.

Mërgimtari dhe afaristi Fehmi Fetahu ka arritur që një vend pa rrugë dhe të lënë pas dore në kodrinat e Përlepnicës së Gjilanit, ta shndërrojë në një nga perlat e Ballkanit, ku aktualisht ka 220 të punësuar me kontrata afatgjate. Filloi me një restorant dhe një fermë kuajsh “Vali Ranch”, për t`u zgjeruar biznesin e tij në një nga hotelet më luksoze për ushqim dhe ahengje familjare në rajon.

ARKATANA

Ndihmesë të madhe ka dhënë në sistemimin e të pastrehëve, duke ndërtuar rreth 20 shtëpi dhe duke mbështetur financiarisht dhe moralisht qindra familje të tjera kosovare në nevojë.

Ai beson se humaniteti është ai që i ka mbajtur gjallë me shekuj trojet tona.
Në sferën e artit, ka mbështetur rregullisht me mjete financiare festivalin e muzikës për fëmijë “Mollëkuqet”.

Është një mbështetës i madh i komunës së Gjilanit në projektet e ndryshme të saj për diasporën, mbështetës i bizneseve vendore, fermerëve.

Në cilësinë e themeluesit/bashkëpronarit, ka krijuar dy biznese të suksesshme në Zvicër dhe Kosovë, për të përkrahur familjet dhe njerëzit e vendit të tij që të realizojnë të ardhura të kënaqshme dhe të bëjnë një jetë të qëndrueshme.

Ka realizuar dhe menaxhuar projekte qindra mijëra eurosh në Zvicër dhe më gjerë, duke arritur që ta bëjë realitet vizionin e kompanive shqiptare jashtë vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.