Qytetarit gjilanas ia vjedhin portofolin në tregun e gjelbër

Gjilan – Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë te tregu i gjelbër persona të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur portofolin në të cilin kishte të holla, dokumentet personale si dhe një kartelë të Bankës ,,Raiffeisen’’njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./rajonipress/