Eko Higjiena

Tri aktakuza të ngritura dhe dy persona të ndaluar

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

ARKATANA

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se njëri ka kryer veprat penale “Kontrabandimi me mallra” dhe “Falsifikimi i dokumentit”, ndërsa tjetri veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./rajonipress/