Mobi Casa

Qytetaria Aktive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Betim A. Osmani – “Një person mund të bëjë ndryshim, dhe të gjithë duhet të provoni.”John F. Kennedy, president i tridhjetepestë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Iniciativat për përfshirjen e nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve nga fakultete, kolegje dhe universiteti publik në programe të cilat shërbejnë komunitetin po mungojnë në Komunën tonë. Angazhimi i nxënësve dhe studentëve nëpërmjet institucioneve arsimore për të përmirësuar cilësinë e jetës kanë një shkallë të ultë apo jo-ekzistente.

Është për t’u theksuar se angazhimi i qytetarëve – qytetaria aktive fillon me ne. Demokracia është e mangët pa qytetarë aktivë. Është kritike që edhe ne si qytetarë të jemi pjesë e procesit të angazhimeve për ndryshime të nevojshme.

Uji Dea

Mendoj që institucionet lokale, Drejtoria e Arsimit ose drejtorët e shkollave duhet organizuar programe në përkrahje të projekteve të caktuar në shërbim të komunitetit dhe komunës tonë. Programe këto që mund të realizohen edhe në bashkëpunim me organizatat jo-fitimprurëse gjatë ditëve dhe kohëve të caktuara apo gjatë fundjavëve. Me pjesëmarrjen aktive të nxënësve dhe studentëve vullnetar për të ndihmuar komunitetin krijohet edhe kulturë e re e edukimit dhe zhvillimit në vendin tonë.

Është në dobinë tonë kolektive për të organizuar politika dhe programe që aktivizojnë rininë, aktivizojnë qytetarët dhe sjellin ndryshime pozitive. Për të inkurajuar pjesëmarrjen në këto programe mund të jepen edhe çmime modeste individuale nga institucionet lokale, shembull, “Qytetari i Muajit”, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë./rajonipress/