Fundamenti

Qytetarët vazhdojnë të zhgënjehen: Gjilani po humb miliona nga mungesa e projekteve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Gjilan pothuajse gjithçka është paralizuar, ka mungesë të projekteve të mëdha dhe nuk ka aspak shpresa për një të ardhme më të mirë e më shpresëdhënëse. Të rinjtë po e braktisin vendin nga mungesa e perspektivës thonë qytetarët e anketuar.

“Pse të rri në këtë qytet kur gjithçka po qeveriset keq e mbrapshtë dhe si të jetojë këtu kur asnjë shpresë për punësim se kam. Edhe këta të LVV nuk po dallojshin prej klanit Pronto sepse po punësojnë militantët e vet sikur Komuna të ishte kooperativë bujqësore” shprehet Ardiani, një student i cili mendon ta braktis vendin.

Muslia një qytetar 55 vjeçar thotë se ka pritur shumë më shumë nga njerëzit e LVV dhe ka shpresuar te Albin Kurti. “Ata të partive tjera boll na kanë bërë dëme, por edhe këta ishin njësoj, ende s`ka leje ndërtimi dhe është paralizuar e terë jeta në qytet” shprehet ky qytetar i revoltuar.

Uji Dea

Muharremi një tjetër qytetar në prag të pensionit thotë se i ka pesë fëmijë dhe asnjëri nuk është i punësuar.”Isha një ditë në komunë dhe deshta ta takojë Alban Hysenin, por ata zyrtarët e tij më thanë që kryetari nuk merret me çështjet e punësimit. Kështu më kanë thënë edhe të tjerët para tij. Pra për mua nuk ka shpresa të bëhet mirë” mendon ky qytetar.

Dauti një 39 vjeçar mendon pak më pozitivisht se të tjerët. “T`i japim edhe pak kohë sepse qeverisja e Gjilanit janë të rinj ende, dhe u duhet pak kohë derisa të mësohen e të bëjnë përvojë” mendon Dauti./rajonipress/