RCCOLA

Qytetarët po e përkrahin aktivitetin e AAK-së në teren

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të javës së takimeve me kryetarët e nëndegëve, kryesia e AAK-së në Gjilan është takuar edhe me kryetarët e nëndegëve të AAK-së në Dardania I, II, III, IV dhe ato në Bresalc, Ponesh, Verbicë e Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish dhe Gllamë.

Koordinatorët e këtyre regjioneve, Enis Shurdhani dhe Halil Shala, kanë thënë se gjendja në këto pjesë është e mirë dhe se shihet disponim i madh i qytetarëve për t`i përkrahur aktivitetet e Aleancës.

Fundamenti

Nënkryetari i parë i AAK-së në Gjilan Selami Xhemajli si dhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Gjilan Nazim Gagica, janë shprehur të kënaqur me raportin e marrë nga këto regjione, duke thënë se nuk duhet të ndalemi, por të vazhdojmë, në mënyrë që të dëshmojmë përkushtimin e madh që kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu dhe e gjithë Aleanca po bënë për qytetarët e Gjilanit. /rajonipress/