Uji Dea

Qytetarët në Viti ankohen për rreziqet nga qentë endacak

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Problemi me qentë endacak është mëse i ndjeshëm në Komunën e Vitisë, duke u nisur nga ajo se ata ndonjëherë po rrezikojnë edhe qytetarët tanë, thuhet në takimin e EVSB-së, dhe Policisë së Kosovës.

Mu për këtë arsye sot EVSB dhe PK, mbajtën një takim të përbashkët, ku u bashkëbiseduan tema të shumta, veçmas për çështjen e qenve endacak dhe trajtimin e tyre ka thënë Imri Emërllahu.

Rreziku nga qentë endacak, është bërë një problem mjaftë shqetësues për banorët e qytetit të Vitisë.

Ata janë prezentë në të gjitha hapësirat publike, duke kanosur kështu jetën e fëmijëve dhe të moshuarve.

Uji Dea

Qentë endacak po futen edhe nëpër oborre private, dhe përpos frikës që po sjellin tek ato familje, ata po ua marrin edhe mbathjet që gjenden pranë shtëpive të tyre, thuhet në reagimin e qytetarëve.

Prania e vazhdueshme e qenve shkakton jo vetëm frikë, por edhe rrezik për bartjen apo përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

EVSB dhe PK, u bëjnë thirrje organeve kompetente që të marrin masat e duhura dhe ky problem shqetësues për qytetarët tanë, të zgjidhet përfundimisht ka shkruar koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.