ARKATANA

Qytetarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet e Serbisë me flamur të Kosovës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Qytetarët e Serbisë sot dalin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të votojnë 6.765.998 qytetarë. Në fletën e votimit të përgjithshëm janë 19 koalicione të partive dhe grupeve qytetare, nga të cilat shtatë pakicë (nje nga Lugina e Preshevës me PVD-në e Riza Halimi) me gjithsej 3.020 kandidatë për deputetë.

Reporterët e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” nga terreni njofotjnë se gjithçka filloi mbarë, pa incidente deri në këto momente, ku qytetarët do të votojnë në 8,262 qendra votimi dhe në 30 qendra tjera votimi të shteteve tjera tjera si në Kosovë, Bosnjë, Kroaci madje edhe ne Zvicër, Kanadë e Australi..si dhe vendet tjera perëndimore.

Në Luginën e Preshevës që në orën 7 të mengjesit janë hapur kutitë e votimeve nga 121 sa janë në këto tri komuna shqiptare në Serbi. Në Preshevë të drejtën për të votuar e kanë 35.743 qytetarë , në Bujanoc 40.607 qytetarë dhe në Medvegjë 10.028 qytetarë, Në komunë e Preshvës janë caktuar 38 në Preshevë , në Bujanoc 55 dhe 28 në Medvegjë. Qytetarët e e Luginës së Preshevës kanë filluar të votojnë nga ora 7:00. Votmet do te zgjasin tërë ditën, deri në orën 20:00 kur edhe do të mbyllen.

Lideret e Lugines se Preshevës daljen në këto zgjedhje serbe e arsyetojnë për inetresa të te popullatës për nje perspektivë më të mirë, por edhe konform standardeve nderkombëtare si dhe përgjigjieve të një sërë apeleve për pjesëmarrje nga ana e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së si dhe Prishitinës dhe Tranës zyrtare, ka shpjeguar lideri i PVD-së Riza Halimi për “Presheva Jonë”.

UBT

Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme gazetaret e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” kane vrejtur në terren se në keto zgjedhje paralamentare sikur sot edhe gjatë fushatës shqitaret votojnë në zgjedhjet e Serbise me flamur kombëtar dhe të Kosovës. Flamuri i Kosovës parlel me ate kombëtar dhe ate te SHBA-ve eshtë parë në Preshevë dhe Bujanoc. Do thokesuar se Dacic i cili shpesh kishte “kërkuar” s flamurin e Kosovë, duke pohua “pse në Preshevë shqiptarët e Luginës e përdorin vetem flamurin e Shqipërisë e jo të Kosovës..Nuk di pse ata kerkojnë te bashkohen me Kosovën ?!..”

Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, dy bartësit kyç të listës “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi” u kanë ftuar gjtihë elekotratin shqiptarë të Luginës së Preshevës deri në Beograd që të dalin të votojnë numrin 19 në mënyrë që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në instancat më larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Lufta legjitime për të realizuar të drejtat tona kombëtare në këto treva rajon është synim i yni që nuk i takon vetëm PVD-së por gjithë liderëve dhe shqiptarëve në trojet tona etnike, madje edhe atyre që i bojkotuan këto zgjedhje vetëm për interesa të tyre vetikake..Pradnja ekemi obligimmoral dhe kombear që ne si përfaqësues të popullit në të gjitha nivelet të angazhohemi që të drejtat e shqiptarëve të rrespektohen konform standardeve evropiane dhe nderkombëtare…” ka deklaruar z. Kamberi.

Po ashtu mësohet se nga gjithsej 1.087 kandidatëve apo 36 për qind te tyre janë femra, të cilat kërkohet me ligj. Sidoqotë nga këto zgjedhje pritet të forcojnë pozitat e populistëve në pushtet, të cilët kanë premtuar reforma dhe çrrënjosjen e korrupsionit. Ata përballen ndërkohë me akuza se po mbysin zërin e opozitës, në këtë vend të varfër që kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian.