Qytetarët duanë këshilltar aktiv dhe Asamble funksionale

Gjilan – Profili i këshilltarëve komunal duhet të jetë profesional dhe i pa ndikuar nga partia. Këshilltari duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe t`i shërbejë atyre, e kurrsesi të ketë rol bllokues apo pasiv mendojnë qytetarët gjilanas.
Tashmë kur jemi edhe pak muaj në prag të zgjedhjeve të tetorit, partitë politike kanë obligim që në listat e tyre të angazhojnë kandidatë, që vërtet kanë motiv për ta përfaqësuar në mënyrë të denjë rolin e tyre në Asamblenë Komunale.
Menderesi qytetar gjilanas mendon se këshilltari komunal duhet të jetë profesionist i fushës dhe të mos ndikohet shumë nga partia.
“Unë mendoj se këshilltari komunal duhet të jetë aktiv gjatë gjithë kohës dhe të propozojë e mbroj interesat e qytetarëve” thotë ai.
Reshati një tjetër qytetar mendon se këshilltari komunal nuk duhet të ketë rol bllokues apo pasiv gjatë seancave.
“Këshilltari komunal duhet të jetë në funksion të problemeve dhe telasheve që ballafaqohen qytetarët dhe duhet të ndikojë pozitivisht tek qeverisja komunale për të pasur progres qyteti” tha ai./rajonipress/