Hidromorava

Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur për moskonstituimin e Kuvendit as në përpjekjen e 20-të.

Quni ka thënë se LDK bën përpjekje që Parlamentit të Kosovës t’i jepet mundësia që në të ardhmen të ketë në agjendë edhe krijimin e Qeverisë.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka të drejtën për të bërë propozimin për kryetar të Kuvendit, nuk po arrin të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave.

“Ne si LDK kemi dalë me një ‘projekt’ për një qeveri gjithëpërfshirëse me një kohë të limituar dhe me një agjendë të veçantë sipas prioriteteve. Me këtë, jemi munduar dhe po mundohemi t’i japim përgjigje kësaj situate, e cila është krijuar dhe për të cilën partia me numrin më të madh të ulëseve në parlament nuk po arrin të bëjë zgjidhje”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.

Uji Dea

Ai ka folur edhe për bllokun e LDK-së ndaj LVV-së.

Quni ka thënë se LDK ka një përvojë me LVV-në gjatë qeverisjes së përbashkët.

“Nga ana e Vetëvendosjes nuk është përmbajtur atyre marrëveshjeve paraprake se si do të duhej të sigurohej qëndrueshmëria e një qeverie. Pastaj, ky hendek thellohet gjatë mandatit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka futur shtetin në një izolim. Nuk kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me qendrat e vendimmarrjes, me partnerët tanë, me aleatët tanë. Nuk ka ndonjë perspektivë për integrime euroatlantike, dhe çështjet tona të brendshme, siç është zhvillimi ekonomik, nuk ka”, ka thënë ai.

“Jemi në një gjendje shumë të mjerueshme, jeta e qytetarëve është shumë e rënduar. Kosova nuk është një vend që inkurajon afaristët për investime serioze”, ka përfunduar ai. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.