Eko Higjiena

Qeveria Thaçi mashtron me shkarkime të inkasantëve të KEK-ut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se shkarkimet e inkasantëve dhe stafit teknik në KEK janë bërë me direktiva të Qeverisë Thaçi për të mashtruar opinionin. Këta punëtorë nuk kanë aspak faj për këtë situatë, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

LDK vlerëson se përgjegjësia është tek aksionarët e kësaj ndërmarrje, që është Qeveria e Kosovës.

Kjo Qeveri po zhvat qytetarë përmes dhjetëfishimit të tantiemës për thëngjill duke i taksuar dy herë qytetarët.

KKGJILAN

LDK kërkon përgjegjësi nga Qeveria për këtë neglizhencë ndaj problemeve të qytetarëve.

LDK është e shqetësuar me informatat e fundit që po qarkullojnë se Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) ka konstatuar se privatizimi i distribucionit të KEK-ut është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore.

LDK kërkon që Qeveria Thaçi të sqaroi para qytetarëve të vendit se mbi çfarë baze arriti të falë distribucionin me vetëm 26 milionë euro.