ARKATANA

Qeveria shkel mbi dëmet e luftës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidershipi i Kosovës frikësohet ta hapë temën e reparacionit në Bruksel. Sadiku: Agjendën e bisedimeve nuk po e kushtëzojnë kosovarët

“Unë gjykoj se kjo Qeveri nuk ka as kapacitet moral, as funksional për t’u përballur me tema serioze të nevojshme për trajtime të drejta, edhe nga fakti se në raport me Serbinë ishte dhe mjerisht mbetet inferiore dhe e pareciprocitet të ndërsjellë’, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot

Qeveria e Kosovës akoma nuk po merr guxim që para palës serbe, në negociatat e Brukselit, apo me ndonjë nismë tjetër të bisedimeve, të nxjerrë në diskutim dhe të kërkojë nga shteti serb kompensimin e faturës së dëmeve të luftës në Kosovë, që janë shkaktuar në fund të viteve 90-ta.

Mobi Casa

Gazeta i është drejtuar Qeverisë me pyetje se kur pritet që dëmet e luftës të bëhen objekt trajtimi, me kusht të normalizimit të plotë të raporteve në mes të të dyja vendeve, por në këtë pikë ekzekutivi i vendit nuk ka dhënë përgjigje.

Sidoqoftë, analistët e fushës së ekonomisë, të politikës dhe njohës të fushës së sundimit të ligjit, bëjnë presion publik mbi ekzekutivin e vendit që kjo çështje të aktualizohet pa ndonjë vonesë, sepse pas 16 vjet pas luftës është tepër emergjente dhe e domosdoshme që në mesin e temave për dialog me Serbinë të jetë edhe çështja e dëmeve të luftës, që ua ka bërë qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.