RCCOLA

Qeveria rrezikon t’i humbë fondet e BE-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës rrezikon seriozisht ta humbë përkrahjen e Komisionit Evropian. Ky i fundit po vlerëson se ekzekutivi i vendit po e dëmton ambientin ekonomik të Kosovës, duke paralizuar dy nga tri institucionet kryesore të fushës së prokurimit, të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP).

Në një letër të nënshkruar nga shefi i operimeve të zyrës ndërlidhëse të BE-së në Kosovë, Christof Stock më 29 janar, të cilën e ka siguruar Tribuna nga burime të veta brenda zyrës së BE-së, ky institucion evropian i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri në mesin e muajit mars të zgjedhë anëtarët e këtyre dy institucioneve, ose në të kundërtën do të tërheqë të gjitha investimet në fushën e prokurimit.

RCCOLA

“Siç e dini të gjithë, BE-ja është e përkushtuar të punojë për një sistem efiçient dhe transparent të prokurimit në Kosovë. Ky është gjithashtu edhe element kyç për implementimin e duhur të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) aktualisht duke u negociuar nga qeveria juaj”, shkruan Stok në letër…(Tribuna)