Fundamenti

Qeveria që erdhi me parullën “me duar të pastra,” po del të jetë e zhytur në korrupsion

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Berat Rukiqi – Kjo qeveri ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe e ka përbuzur besimin qytetar.

Ne fakt, qeveria që erdhi me parullen e qeverisjes, “me duar të pastra,” po del të jetë zhytur në korrupsion, me përfshirjen direkte të instaancave më të larta, në formë të strukturave parapolitike me elemente kriminale, në aferat korruptive të mafisë së energjetikës në krye me Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqi, të qindra tenderëve sekret, falje të borxheve milionëshe.

Dëshmitë tregojnë qartë, kjo qeveri ka mbrojtur të korruptuarit, ka mbrojtur komunikimin me terroristët, edhe kur faktet, komunikimet dhe akuzat ishin të bazuara dhe të qarta.

Për më tepër, është e pamundur të besohet se Kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po lulëzon përreth tij dhe per komunikimet me “braca” dhe terroristë.

Mobi Casa

Asgjë nuk ndodhë pa aprovimin e tij dhe të strukturave parapolitike të instaluara nga ai.

Ne në LDK mbështesim hetimet e organeve të drejtësisë dhe angazhohemi që të gjithë ata të përfshirë në korrupsion të përballen me drejtësinë.

LDK do të vazhdojë të qëndrojë e zëshme kundër çdo forme korrupsioni, duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të ardhmen e Kosovës, ashtu si jemi angazhuar deri sot.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.