KKVITI

Apeli për vetëdijesim zgjedhor, vota është e drejtë dhe përgjegjësi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Bekim Selishta – Çdo qytetar i Kosovës që jeton brenda vendit ka detyrimin dhe privilegjin të shfrytëzojë të drejtën e votës së lirë për subjektin që e konsideron më të përshtatshëm.

Mos angazhimi në procesin zgjedhor përkthehet në humbje të së drejtës morale për t’u ankuar më pas për udhëheqjen qeveritare.

Një qytetar pasiv në zgjedhje është bashkëfajtor për drejtimin që merr vendi në katër vitet e ardhshme.

Mobi Casa

Ndërkohë që bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë Kosovës udhëtojnë me qindra kilometra për të hedhur votën e tyre, disa prej atyre që jetojnë vetëm pesë minuta larg qendrave të votimit zgjedhin të mos marrin pjesë në këtë proces jetik.

Ironikisht, janë pikërisht këta të fundit që shpeshherë dëgjohen të ankohen më së shumti për qeverisjen. Pjesëmarrja në zgjedhje nuk është thjesht një veprim formal, por një akt i rëndësishëm qytetar që ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit.

Çdo votë ka peshën e saj dhe çdo qytetar duhet ta ketë të qartë se mosvotimi është një zgjedhje që ndihmon në ruajtjen e status quo-së, pavarësisht nëse kjo përputhet me dëshirat e tij apo jo. Vota është më shumë se një e drejtë – është përgjegjësi, Shfrytëzojeni!