Shaka apo hipokrizi

Nga Sokol Haziri – Qeveria e përgjegjshme e cilit do nivel fillon nga puna që në marrjen e mandatit, duke radhitur prioritete programore nga më të rëndësishmit e deri ato me më pak peshë.
Pra investimet kapitale më të rëndësishme të ndërlikuara e me kosto të lartë financiare të implementimit, fillojnë të zbatohen me fillim të mandatit, me qëllim të finalizimit me kohë.
Çka po shohim ne Gjilan? Shih si u punua rruga Adem Jashari, vetëm ndërhyrje kozmetike pa sens. Pa rregulluar infrastrukturën nëntokësore dhe pa futur nën tokë kabllot e operatorëve të shumtë, e që tashmë përngjajnë në rrjete të Marimangave, dhe edhe më keq nuk janë krijuar kushte për lëvizje të personave me aftësi të kufizuara e shumë të meta të tjera.
Projektet milionëshe fillojnë të proklamohen disa muaj para zgjedhjeve lokale e në kohen kur Qeveria qendrore është vetëm në detyrë.
Madje edhe translacionet monetare të nënshkruara në formë kontrate nga ana e këtyre Ministrave në ketë kohë, mund të jenë të diskutueshme, e me shumë pikëpyetje nga aspekti ligjor e kushtetues.
Flitet për projektin milionësh të Bulevardit, pa projekt të qartë, e pa komunikim e diskutim publik me qytetar, e subjekte të tjera të interesuara, duke përjashtuar çuditërisht edhe Kuvendin Komunal.
Kjo është një ndërmarrje jashtëzakonisht e komplikuar (Tejkalimi i lumit Mirusha dhe infrastrukturës nëntokësore) dhe nuk duhet të ndodh asesi në ketë formë dhe në këtë kohë.
Sepse mund ta kemi “Gropën e Sejdiut” të përsëritur jo më në Tiranë, por në qendër të Gjilanit. Ky projekt duhet të studiohet dhe të përgatitet nga ekspert eminent të vendit e pse jo edhe të huaj.
Është me plot sfida dhe kërkon maturi, përgjegjësi e kohë bukur të gjatë për të u realizuar.
Andaj nuk mendojmë që është koha për të.
Sokol Haziri Nënkryetar i AAK – dega në Gjilan