UBT

“Qeveria, pasive në raport me vizat”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka kaluar një muaj prejse Komisioni Evropian (KE) ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën, por institucionet përgjegjëse janë fokusuar në tema të tjera politike, duke e lënë anash lobimin te shtetet anëtare të BE-së dhe fushatën informuese të liberalizimit për qytetarët, shkruan “Zëri.info”.

Njohësi i integrimeve evropiane Taulant Kryeziu ka thënë për “Zërin” që qytetarët e Kosovës as këtë vit nuk do të lëvizin lirshëm, pasi që institucionet e Kosovës nuk janë duke bërë asgjë në këtë drejtim.

“Është gati se e pamundur që këtë vit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm. Skenari pozitiv do të ishte që së paku të kishte vendimmarrje, por momentalisht institucionet tona, posaçërisht Ministria e Integrimeve, është totalisht e pasivizuar e nën hije dhe nuk po shoh që po zhvillon as kampanjë informuese brenda e lëre më jashtë vendit”, ka thënë Kryeziu.

Uji Dea

Kryeziu më tutje ka thënë që dialogu me Serbinë është njëra nga çështjet që ka marrë të gjithë vëmendjen e institucioneve të vendit, për këtë arsye sipas tij as këtë vit nuk do të kemi liberalizim të vizave, shkruan më tutje “Zëri.info”.

“Është e vërtetë që dialogu e ka marrë komplet vëmendjen e lidershipit politik në vend dhe çdo qeveri do të duhej të ishte shumë më korrekte në raport me obligimet që i ka karshi këtij procesi. Prandaj nuk pres që viti 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë. Ajo që pres është që së paku të kemi vendimmarrje këtë vit, pra që Këshilli dhe Parlamenti Evropian të bashkëvendosin këtë vit, por që ne me pasaportë tonë nuk do të mundë të lëvizim këtë vit në zonën Shengen”, ka theksuar ai.

Kryeziu në mes të tjerash ka thënë që ne duhet të prodhojmë një dinamikë të brendshme dhe rezultate konkrete pozitive në Prishtinë, në mënyrë që ta bindim Berlinin, Parisin ose Romën për çështje si sistemi i drejtësisë, luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, të cilat janë elemente vitale që i shikojnë vendet anëtare të BE-së. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.