Fundamenti

Qeveria: Nuk ndikohemi nga “dridhjet politike” të Listës Serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës, paralajmërimet e Listës Serbe se mund të dalë nga koalicioni, i sheh si të pandikueshme për qëndrueshmërinë e Qeverisë që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa, shkruan Gazeta Express. Zëdhënësi i kryeministrit, Faton Abdullahu, tha për Gazetën Express se “epiqendra e kësaj “dridhjeje politike” është Beogradi, prandaj ato nuk mund të shkaktojnë kurrfarë dridhje, bile as ndikime në Prishtinë”.

“Vendimi i Listës Serbe e ka bazën aty ku nuk mund të jetë i qëndrueshëm në refuzim të vendimeve të ligjshme e demokratike të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi Trepçën”, tha Abdullahu.

Abdullahu më tej thekson: “Konsiderojmë se ngrirja e pjesëmarrjes në institucione e Listës Serbe është ngrirje e mundësisë për të vazhduar pjesëmarrjen në përfitimet dhe realizimin e të drejtave nga më të ndryshme që janë aktive dhe në begati e tutje, për komunitetin serb në Kosovë”.

Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë sot për mediat, se miratimi i ‘Trepçës’ nga Kuvendi mund të sjellë që Lista ta braktisë koalicionin qeverisës.

Mobi Casa

“Thjesht, duhet të gjithë ta kuptojnë se sa është e rëndësishme kjo për të gjithë ne dhe nëse mbeten të shurdhër dhe memec ndaj kësaj, atëherë rekomandimi im personal do të jetë që ta braktisim Qeverinë. Ndërkaq, do të shohim se cili do të jetë vendimi i Listës Serbe në tërësi”, ka thënë Stojanoviq.

Bojkotimi i Listës Serbe e ka vënë në pozitë të vështirë koalicionin për arsyen se nuk ka votat e mjaftueshme për të kaluar projektligjet me rëndësi të veçantë, si Demarkacioni.

Ndërkaq, nga opozita zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë për Express-in se edhe nëse Lista Serbe largohet nga koalicioni qeverisës, AAK-ja nuk do të pranojë ftesa të mundshme nga koalicioni për bashkëqeverisje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.