Uji Dea

Qeveria në proces mbipopullimi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës është në proces kompletimi, ani se ka kaluar gjysmë viti prej kur është mandatar, shkruan sot Koha Ditore.Ende është në fazën e rekrutimit të zëvendësministrave.

Deri tash ka emëruar 25 zëvendësministra, por nuk është mjaftuar me ta. Do të rekrutojë edhe një numër sish. Në shtatë ministri i ka vënë nga dy zëvendës dhe në njëmbëdhjetë të tjera nga një. Pa të e ka lënë Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, që drejtohet nga një ministër serb.

Në fakt, nuk ka asnjë zëvendësministër nga komuniteti serb. Thuajse të gjithë të emëruarit e deritashëm u takojnë dy partive më të mëdha në pushtet, Partisë Demokratike (PDK) dhe Lidhjes Demokratike (LDK). Vetëm një numër i vogël janë nga komunitetet pakicë joserbe.

FIDANISHTJA

Ministri Arban Abrashi, që është zëdhënës i Qeverisë, ka konfirmuar se do të pasojnë emërime të reja. Ai ka arsyetuar edhe vonesën në përmbylljen e procesit të emërimeve.

http://koha.net/?id=27&l=64825