Uji Dea

Qeveria i përgjigjet Malit të Zi: Demarkacioni kryhet kur ta ratifikojmë edhe në Kosovë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Qeveria e Kosovës nuk lëkundet nga qëndrimet e saj, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të lartë të Malit të Zi, të cilët përsërisin se ia kanë vënë pikën çështjes së demarkimit të kufirit mes shteteve. Avni Arifi nga Zyra e Kryeministrit thotë për Gazetën Express se pa marrë parasysh çka thonë nga Mali i Zi, çështja e Demarkacionit mbyllet vetëm atëherë kur ratifikohet në dy parlamentet.

Dje ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, tha edhe njëherë se për Malin e Zi cështja e demarkimit të kufirit është mbyllur në momentin që Parlamenti i tyre e ka ratifikuar. Si rrjedhojë, Mali i Zi nuk e konsideron mundësinë e shkuarjes në Arbitrazh.

Megjithatë, Avni Arifi thotë se Qeveria vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë, edhe përkundër deklaratave që vijnë nga shteti malazias.

“Nuk kanë ndryshu qëndrimet e Qeverisë. Ne vazhdojmë ta presim komisionin”, është shprehur ai.

Qeveria e Kosovës shpresat i ka te rishikimi i marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015. E për këtë po punon edhe komisioni i angazhuar për rishikimin e kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri Haradinaj vazhdon të deklarojë se nuk duhet ratifikuar marrëveshja e demarkacionit pa u rishikuar,e më pas të rinegociohet. Në rast nuk ka hapësirë për rinegocim, shefi i ekzekutivit thoshte se kjo cështje përfundon në arbitrazh.

ARKATANA

“Nëse mendojnë që është në rregull të rinegociojmë, po – nëse jo, mund të përfundojmë në arbitrazh”, ishte shprehur kryeministri kosovar gjatë një interviste në televizionin publik.

Arbitrazh jo, thonë autoritetet nga Podgorica. Por, në Prishtinë gjithçka i lihet në duar komisionit për rishikimin e demarkacionit.

“Ne do të bisedojmë me të gjitha palët dhe do ta procedojmë në mënyrën më të duhur në momentin që e marrim rezultatin e komisionit”, ka thënë Arifi për Gazetën Express.

Arifi thotë se nuk duan ta paragjykojnë cka thotë komisioni, ani pse ky është krijuar sepse Haradinaj, dukur në opozitë, pohonte se kufiri me Malin e Zi nuk është aty ku parasheh marrëveshja e Demarkacionit.

Sa i përket asaj se Mali i Zi më nuk i jep asnjë shans ringeocimit të marrëveshjes, duke thënë se kjo cështje është mbyllur për ta në momentin e ratifikimit në parlamentin e tyre, Arifi thotë se kjo çështje mbyllet vetëm atëherë kur kryhet edhe në Kosovë.

Ky rast është i mbyllur veç kur dy palët e ratifikojnë. Deri atëherë nuk ka asgjë të mbyllur”, përfundoi ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.