Qeveria e vendimeve ad hoc

Quhet raport i progresit, por i pakët është progresi i Kosovës që është evidentuar në të. Sidomos në fushën e ekonomisë, Komisioni Evropian ka konstatuar se ka nevojë për përmirësime të mëdha.
Rritja e pagave në kohë fushate nga Qeveria në ikje është vlerësuar si vendim ad hoc dhe pa ndonjë analizë të mirëfilltë. Ndërsa rritja ekonomike ka ndodhur jo si pasoj e zhvillimit ekonomik, por si shkak i dërgesave nga jashtë.
“Rritja ekonomike që nga viti 2011 i atribuohet remitancave dhe ekonomia vendore ballafaqohen me prodhim të vogël dhe mungesë së konkurrencës në tregjet e huaja”, thuhet në raport. Po ashtu raporti specifikon se në Kosovë është përhapur ekonomia informale, që është duke u konsideruar si problem serioz që nga paslufta.“Qeveria vazhdon subvencionimin e ndërmarrjeve publike që nuk janë efikase” /Tribuna/.