FIDANISHTJA

Qeveria e SHBA-së deklarohet për zhvillimet në Kosovë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një deklaratë që pasqyrohen pikëpamjet e qeverisë së amerikane, Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin e Kosovës në fusha të ndryshme përfshirë organizimin e zgjedhjeve, shtimin e njohjeve ndërkombëtare, përpjekjet e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe po ashtu presin formimin e institucioneve të reja në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin integrimin e vazhdueshëm të Kosovës brenda komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, më shumë vende e kanë njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhe Kosova është pranuar në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës, si vendi anëtarë i 60-të i këtij Komisioni.

Shtetet e Bashkuara po ashtu përshëndesin Serbinë dhe Kosovën për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zbatimin e Marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve.

“Dy qeveritë kanë ndërmarrë vendime të vështira, por të nevojshme për ta çuar përpara dialogun, i cili mbetet integral për një rajon të qetë dhe të begatë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë amerikane, raporton VOA.

“Procesi i formimit të qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve të suksesshme parlamentare në qershor është duke vazhduar. Ndërkohë që udhëheqësit politikë dhe partiakë të Kosovës punojnë për formimin e qeverisë së ardhshme, është e rëndësishme që procesi të vazhdojë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës”.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë multietnike të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara po ashtu mbështesin lirinë e shprehjes dhe të drejtat universale të njeriut dhe denoncojnë ata që zgjedhin dhunën për të shkaktuar përçarje dhe trazira brenda komuniteteve të tyre.

Mobi Casa

Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën që ndodhi në Mitrovicën e Jugut në protestat e 22 qershorit në lidhje me barrikadat mbi Urën e Mitrovicës.

“Dhuna dhe tensionet mbi urën e Mitrovicës nënvizojnë nevojën për dalog të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të zgjidhur dallimet”.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin autoritetet e Kosovës për përpjekjet e tyre për trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nismën e policisë së Kosovës dhe gjyqësorit për ndalimin e atyre që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftëra të huaja dhe përkrahësit e tyre në qershor dhe gusht.

“Presidentja Atifete Jahjaga e ka përsëritur publikisht se Kosova nuk do të bëhet një strehë e terroristëve, dhe se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë terroristët të rrezikojnë paqen, qëndrueshmërinë dhe rendin kushtetues”.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin nismën e disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, për të miratuar ligje që ndalojnë rekrutimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e armatosura në vende të huaja.

“Këto hapa”, tha Christopher Klein, Konsulli amerikan për Çështjet Politike në OKB, “forcojnë edhe më tej vendin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, duke e forcuare Kosovën, rajonin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, thuhet në fund të komentit të qeverisë amerikane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.