UBT

Franca: Dënojmë ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të Kosovës në Veri, rrezikojnë normalizimin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një reagimi kanë thënë se dënojnë ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës në Veri, veprime të cilat MPJ franceze thotë se ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb, shkruan Gazeta Express.

MPJ e Francës në reagim potencon se veprime të tilla të institucioneve të Kosovës “rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë”.

Eco Higjiena

Parisi zyrtar bën thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes Bruksel-Ohër.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Franca inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër’, përfundon reagimi./Express/