Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për Luginën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Teuta Sahatqija ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Deputetja nga radhët e LDK-së Teuta Sahatqija, për Radiotelevizionin Presheva është shprehur se deri më tani në viset ku jetojnë shqiptarët ka pasur vetëm deklarime të ndryshme nga qeveria shqiptare dhe ajo kosovarë pikërisht në prag të pavarësisë së 100 vjetorit të Shqipërisë aty kur ndjenjat e patriotizmit ishin shumë më të theksuara dhe emocionet më të ngritura.
“Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për t`i dalë në krah shqiptarëve në atë pjesë”, potencon deputetja e LDK-së.
Sipas deputetes Sahatqija, situata politike nuk dallon nga spektri politik në Maqedoni e Mal të Zi.
“Mendoj se ekziston një mungesë e një kohezioni të përbashkët në mënyrë që çfar do veprimi të mos jetë ad-hok, por të jetë pjesë e një plani që do të fuqizonte më shumë shqiptarët kudo që janë”, ka përfunduar deputetja e LDK-së Teuta Sahatqija./Titulli.com/