Uji Dea

Qeveria e Japonisë do të bëjë renovimin e shkollës në Llashticë të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Qeveria e Japonisë, përmes përfaqësuesit të saj politik në Kosovë, ambasadorit, Kiyoshi Koinuma, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për investim në fushën e arsimit, përkatësisht për renovimin e tërësishëm të shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Esat Berisha” në Llashticë, në një vlerë mbi 60 mijë euro.

Kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar qeverinë e Japonisë dhe ambasadorin Koinuma, në përcaktimin e investimit, duke mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në Llashticë, e që determinon rezultate dhe sukses në proces arsimor.

Uji Dea

Kurse, ambasadori Kiyoshi Koinuma, ka thënë mes tjerash se investimet e qeverisë së Japonisë janë të vazhdueshme që nga periudha e pasluftës në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se qeveria e Japonisë do të vazhdoj të jetë prezente në nivel të Republikës sa u përket investimeve në arsim dhe në fusha të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.