Fundamenti

Qeveria arnohet me rishpërndarjen e buxhetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria në detyrë ka konsumuar gjysmën e asaj pjese të buxhetit shtetëror që mund t’ia ndërrojë destinimin. Brenda dy javësh ka rishpërndarë 36.5 milionë euro.

Me propozim të ministrit të Financave, Besim Beqaj, ekzekutivi ka vendosur të mërkurën që nga kursimet e deklaruara të shpërndajë 6.917.074 euro. Ministria e Shëndetësisë ka përfituar më së shumti – mbi 4 milionë euro, të cilat janë destinuar për leukemi dhe për barna. Nga pjesa tjetër, Ministria e Arsimit ka përfituar 1.7 milionë euro, ndërsa Ministria e Jashtme, 1 milion euro. Në Ministrinë e Jashtme kanë kaluar edhe 100 mijë euro që në buxhet prezantoheshin si të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan sot Koha Ditore.

HW

Vendimi është mbështetur në Ligjin mbi Buxhetin për vitin 2014 dhe në Ligjin mbi menaxhimin e financave publike, sipas të cilave, duke filluar nga data 1 tetor, ministri i Financave ka autorizim që t’i propozojë dhe t’i rekomandojë Qeverisë që të bëhet rishikimi i disa pozicioneve të buxhetit në shumën totale prej 5 për qind nga vlera totale e Buxhetit të Kosovës. Tërësia e buxhetit për sivjet është 1.590 miliardë euro, 5-përqindëshi i të cilit është rreth 79 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.