Hidromorava

Qemajl Mustafa zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nëpërmjet kësaj paraqitje publike dua t’ju njoftoj se pas konsultimeve me strukturat e partisë në degë e në qendër, me qytetarë të komunës tonë dhe pas vlerësimit të kërkesave aktuale të degës së PDK-së në Gjilan dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi, kam vendosur që të shpreh pretendimin tim për udhëheqjen e degës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Të nderuar miq, aktivistë e simpatizantë të degës së PDK-së në Gjilan dhe qytetarë të Komunës së Gjilanit,
Besojmë, jeni të njoftuar se pas pak ditësh do të fillojë procesi zgjedhor brenda degës së PDK-së në Gjilan.
Nëpërmjet kësaj paraqitje publike dua t’ju njoftoj se pas konsultimeve me strukturat e partisë në degë e në qendër, me qytetarë të komunës tonë dhe pas vlerësimit të kërkesave aktuale të degës së PDK-së në Gjilan dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi, kam vendosur që të shpreh pretendimin tim për udhëheqjen e degës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

FITORJA

Pavarësisht sfidave personale dhe kolektive nga e kaluara dhe sidomos nga ato që na presin, konsideroj që vullneti i qytetarëve dhe anëtarësisë është themeli i motivimit për mua dhe për secilin prej nesh që të marrim përgjegjësi edhe në kohë e periudha të rënda për shoqërinë tonë.

Ju ftoj sinqerisht të gjithëve, pa dallim përkatësie politike deri më sot, ta shprehni vullnetin dhe të merrni pjesë në procesin tonë zgjedhor i cili do të jetë i hapur dhe plotësisht demokratik. Dekadën e Re do ta fillojmë dhe ndërtojmë së bashku, me mendësi reformuese, prosperuese dhe zhvillimore!

Këtë angazhim timin në këtë moment, me plotë zemërgjerësi, ia dedikoj plotësisht qytetarisë së komunës tonë dhe të shoqërisë së Kosovës pa dallim.
Fitorja e qytetarëve të Gjilanit s’ka alternativë!
I juaji përherë,

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.