Mobi Casa

Qemajl Mustafa: PDK po e konsolidojmë hatri i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Qemajl Mustafa ka intensifikuar takimet me të gjitha kategoritë brenda PDK-së, madje edhe me kundërshtarët e shumtë e të hapur që i ka nga ky subjekt politik. Qemajl Mustafa thotë se janë të bashkuar dhe se rikthimi i qytetarëve në qeverisjen e Gjilanit është edhe i sigurt edhe i vetmi opsion.

Qemajl Mustafa vazhdon të mbetet kandidati më serioz dhe pothuajse i vetmi që mund ta ngjallë PDK në Gjilan dhe ta fus në garë serioze për ta rikthyer pushtetin. Megjithatë Qemajl Mustafës i duhet edhe një përkrahje më e madhe nga të gjitha nivelet në degën e PDK-së në Gjilan.

Tashmë aktivist të shumtë, nëndegë po edhe vet Kadri Veseli i kanë dhënë mbështetje Qemajl Mustafës që të rikthehet në degën e PDK-së, aty ku më herët ishte i vetmi Qemajl Mustafa që e solli në qeverisje PDK e Gjilanit.

Pas u largua Qemajl Mustafa PDK në Gjilan u zbeh dhe ra pothuajse në fund të pusit. Realisht PDK e Gjilanit ka katër vite që është në nivelin zero të organizimit. Por mundësia që të rikthehet Qemajl Mustafa, ka gëzuar shumë aktivist e ithtar të PDK-së, e së fundit edhe ndonjë kundërshtar të hapur të tij.

Mobi Casa

Qemajl Mustafa ka postuar një foto në rrjetet sociale ku thotë se po vazhdon të konsolidohet PDK në Gjilan dhe krejt kjo për hatër të Gjilanit.

Lexojeni postimin e plotë të Qemajl Mustafës

Kundërshtitë që bashkëjetojnë. Me Gani Nezirin, Enver Shabanin e Hevzi Xhelilin në një ndejë dhe diskutim të mirë në restorant Bujana në Gjilan.
Ganiu edhe kur nuk pajtohet me ne ndonjëherë, është i këndshëm dhe plotësisht i hapur e i sinqertë.
Vazhdojmë me konsolidimin e Partisë Demokratike për hatër të Gjilanit. Rikthimi i qytetarëve në qeverisjen e Gjilanit është edhe i sigurtë, edhe i vetmi opsion, edhe i domosdoshëm. Sot, komuna është e uzurpuar me njerëz të pameritueshëm e të pa denjë. Shkojmë përpara të shumtë e të bashkuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.