Qytetarët e gozhdojnë keq Alban Hysenin: Askush nuk të beson ty, po na mungojnë gjërat elementare në qytet?
Gjilan – Derisa Alban Hyseni her me dron e her me foto po prezanton disa metra asfalt, qytetarët po reagojnë furishëm me fyerje dhe etiketime nga më të ndryshmet pikërisht në faqen e komunës së Gjilanit.
Ana Ismajli komentuese ka shkruar: Hahahahahh ja e keni shkri nuk po dimë ku me nejten prej së miri për punët që i ke krye t`i. Po kush është ai që të beson ty bre.
Arlind Halili ka shkruar: Deputetet le të merren me do projekte ma madhore, jo me 10 metra asfalt.
Jetullah Ahmeti ka shkruar: Ju përgëzoj për punën. Prapë po ju shkruaj për Verbicen e Zhegocit, janë tri Lagje me rrugë të shkatërruar nga shirat e mëhershme (rrugë të pakalueshme për vetura) me gjithsejtë 4 km që të triat.
Leutrim Lenjani: Stadiumi ku mbeti?
Fis Sokoli ka shkruar: Leji more rrugët kap grahi shehrit! Sheshi ka stadiumi është pa ndriçim nuk guxon njeri me kalu vet natën e leje mo me fëmijë me kulic senet elementare jon dritat në shesh pastaj vijnë rrugët stadiumi etj etj…/rajonipress/