Uji Dea

Qemajl Mustafa kërkon nga qeveria heqjen e taksave për qytetarët e Luginës së Preshevës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – ”Kur flas për Gjilanin kurrë nuk flas për një komunë me 100 mijë banorë siç jemi apo edhe siç na njeh qeveria. Gjilani nuk është thjeshtë një qytet, është një nyje e rëndësishme e çka quhet Anamoravë në të cilin nuk hynë vetëm komunat brenda Kosovës , por edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja e madje edhe Kumanova…” ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” Qemajl Mustafa , kryetar i Gjilanit.

“Sa i përket taksave prej 20 eurosh për qytetarët e Luginës së Preshevës kryetari i Gjilanit Mustafa është treguar optimist se ato së shpejti do të largohen, taksa ato që kane reduktuar dukshëm edhe tregtinë, ekonominë dhe biznesin si në Gjilan, Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës..” , ka deklaruar fillimisht kryetari Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa në një bisedë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Me taksat prej 20 € është dëmtuar jo vetëm Lugina e Preshevës, por edhe Gjilanin

UBT

“Këto pesë vitet e fundit të qeverisjes, pra prej 2008 e këndej ka ndodhur një kthesë e madhe për të mirë sidomos tek investimet në infrastrukturë publike për shumë arsye, është rrit buxheti i Kosovës çdo vit si rezultat i kësaj është rritur edhe buxheti i komunës. Me kalimin e viteve pos rritjes së buxhetit është rritur edhe profesionalizmi i stafit komunal ku kemi profesionistë nëpër të gjitha sferat si arkitekt, inxhinier, profesorë, mjekë. Kemi bërë investime bashkë me qeverinë nëpër shkolla, reforma, urbanizim etj. Konstatoj se Komunat e Kosovës e në veçanti e Gjilanit sot funksionojnë larg më mirë se sa kur unë personalisht e kamë marrë udhëheqjen në vitin 2008. Kemi ende mungesë të investimeve kapitale, rrugëve, ndriçimit nëpër fshatra, etj…” ka thënë Mustafa.

Si e vlerëson situatën aktualë në Luginën e Preshevës Qemajl Mustafa pohon se “shqiptarët e Luginës së Preshevës së pari duhet ta marrin admirimin e gjithë shqiptarëve si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për gjithçka që kërkojnë, të kenë kujdes rreth komunikimit me ndërkombëtarët, duhet të jenë të qartë në qëndrimet e tyre të cilat karshi ndërkombëtarëve duhet të jenë stabile dhe jo të ndërrohen brenda natës. Duhet të jetë përkrahja e liderëve të Tiranës dhe Prishtinë por edhe bashkëpunimi mes liderëve të Luginës të cilët nuk e kanë aq të lehtë që të ulen së bashku.

Duke folur për bashkëpunimin tuaj me Luginën e Preshevës kryetari komunës së Gjilanit Mustafa këtë bashkëpunim e konsideron të mirë, madje lidhjet mes Gjilanit dhe Preshevës ai i konsideron sikur me mishin e thonjve, lidhje këto pos kombëtare, familjare farefisnore jemi të lidhur edhe nga sfrat e kulturës, sportit, ekonomisë dhe biznesit.. “Kur flas për Gjilanin kurrë nuk flas për një komunë me 100 mijë banorë siç jemi apo edhe siç na njeh qeveria. Gjilani nuk është thjeshtë një qytet, është një nyje e rëndësishme e çka quhet Anamoravë në të cilin nuk hynë vetëm komunat brenda Kosovës, por edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja e madje edhe Kumanova. Mundësit të cilat i ofron Gjilani me Prishtinën e Tiranën për ekonomi, arsim, sport, kulturë e shëndetësi do të jenë për të gjithë rajonin e jo vetëm për vetë Gjilanin. Unë mendoj se së shpejti do të relaksohen marrëdhëniet dhe qarkullimi i qytetarëve, ku shumë shpejt pres, por edhe jam duke u angazhuar jashtëzakonisht shumë që të hiqen ato taksa që kanë dëmtuar mjaft qytetarët e Luginës, taksa ato që kane reduktuar dukshëm edhe tregtinë, ekonominë dhe biznesin si në Gjilan, Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës..”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.