Mobi Casa

Qemajl Mustafa: Entuziazmi dhe fryma e punës është kthyer dhe po rritet vazhdimisht në strukturën e degës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Entuziazmi dhe fryma e punës është kthyer dhe po rritet vazhdimisht në strukturën e degës anipse ende ka individë të hatëruar nga procesi zgjedhor i cili natyrshëm shkakton një lloj “traume” në trupin e cilitdo subjekt politik ka thënë Qemajl Mustafa në takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Gjilan.

Takimi i parë me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Gjilan, ishte takim i mirë në funksion të vendosjes së komunikimit të afërt me terrenin. Unë, në cilësinë e kryetarit të degës dhe ne si kryesi e punës në këtë seancë, i uruam kryetarët për procesin zgjedhor si tërësi dhe për zgjedhjen e tyre në krye të nëndegëve veçanërisht. I informuam kryetarët për punën që po e bëjmë në drejtim të konsolidimit organizativ, profesional dhe financiar të degës. Kryetarët u informuan për grupet e përkohshme punuese me nëndegët, për nismën rreth themelimit të komisioneve profesionale të degës dhe për kontaktet dhe pritjet e shumta që kryetari i ka patur gjatë javëve të fundit në selinë e partisë dhe në terren.

U dakorduam bashkë që grupet punuese (të dala nga përbërja e këshillit të degës), të takohemi me të gjitha kryesitë e nëndegëve veç e veç pas festës së Bajramit dhe të merremi vesh për detyrat dhe hapat konkretë në terren.

Entuziazmi dhe fryma e punës është kthyer dhe po rritet vazhdimisht në strukturën e degës anipse ende ka individë të hatëruar nga procesi zgjedhor i cili natyrshëm shkakton një lloj “traume” në trupin e cilitdo subjekt politik.

Uji Dea

E rikonstatuam bashkë që procesi zgjedhor ishte i hapur, ishte demokratik, ishte fer dhe ishte plotësisht i rregullt e i pranuar nga ne të gjithë. Në takim u tha që PDK nuk e ka tepër asnjë anëtar, aktivist e simpatizant. Përkundrazi, na duhen edhe qindra të tjerë. Te ne tashmë është krijue ambient i mirë i punës dhe klimë e ngrohtë familjare dhe kjo garanton që në degën tonë ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë ata që sinqerisht duan të angazhohen për rritën, forcimin dhe fitoret e ardhshme të degës e të PDK.

Ecim drejtë konventës së PDK në Prishtinë në të cilën do të fuqizohet dukshëm PDK dhe lideri i saj Kadri Veseli. Do të fuqizohet Gjilani me përfaqësim të denjë në Këshillin drejtues dhe në Kryesinë e qendrës.

Bashkë, #dekadënere e bëjmë fituese për qytetarët e Gjilanit e të Kosovës. Ecim të vendosur e të sigurtë përparuaka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.