GRANDEMALL

Qalaj: Kokëfortësia e Kurtit po e dëmton Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se LVV-ja nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Si pasojë e kësaj, Qalaj vlerëson se edhe dështimi për konstituim po bëhet për 11 herë radhazi.

“LVV-ja, Guxo dhe Alternativa nuk kanë vullnet për ta propozuar dikë tjetër, në mënyrë që ta zhbllokojnë procesin. Kokëfortësia e liderit të tyre, pra e Kurtit është duke e dëmtuar Kosovën, për shkak se kemi mbetur peng i një propozimi, i cili është bërë i qartë nga PDK-ja. Mirëpo, edhe partitë e tjera e kanë bërë të qartë që kandidati i propozuar nuk kalon, për shkak të një individi që konsiderohet jo e denjë për të qenë kryetare e Parlamentit”, tha ai në Tëvë1.

FITORJA

Qalaj thotë se tashmë ka ardhë koha “e fundit” që VV-ja me partnerë të veprojnë dhe ta propozojnë një tjetër kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Mendoj që procesi i zhbllokimit të institucioneve më ka humbur çfarëdo kuptimi. Është koha e fundit që VV-ja me partnerë e saj të mendojë dhe të veprojë për një propozim tjetër. Paraprakisht, e rrugës është që LVV, Guxo dhe Alternativa të marrin iniciativa në mënyrë që të arrihet një konsensusi i përgjithshëm që ta kemi një kryetar të Kuvendit”, tha ai.

Sot, ka dështuar edhe përpjekja e 11-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo meqë partia fituese sërish tentoi të formohet komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit, gjë që nuk u përkrah nga opozita. Seanca e radhës u caktua për të mërkurën në orën 10:00

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.