Eko Higjiena

PVD, subjekti i vetëm shqiptar që garon në zgjedhjet parlamentare serbe, përmbylli fushatën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lista zgjedhore ”Partia për Veprim Demokratik ­ Riza Halimi” ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën në Serbi. Ky subjekt garon me një kandidat për deputet në parlamentin serb.

Subjekti i vetëm shqiptar që garon në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit, Partia për Veprim Demokratik, ka përmbyllur fushatën e vetë parazgjedhore me konventat e mbajtura në Preshevë dhe Bujanoc.Qindra anëtarë e simpatizantë të PVD-­së në sallën e sporteve në Buajnoc, të mbushur përplot, kanë konfirmuar përkrahjen e listës zgjedhore të PVD-së, transmeton RTK.

Ndërkohë që një përkrahje serioze me prezencën e tyre në konventë e kanë dhënë edhe anëtarët e degës së Unionit Demokratik Shqiptarë në Bujanoc.

Mobi Casa

I pari i PVD- ­së, Riza Halimi, në fjalën e tij e ka shpjeguar domosdoshmërinë e marrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Lista zgjedhore “Partia për Verpim Demokratik – Riza Halimi” mban numrin 19 në listat votuese, ndërkohë zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen të dielën. Ndryshe zgjedhjet parlamentare do të monitorohen edhe nga përfaqësuesit e ambasadave më relevante, si dhe nga monitoruesit e OSBE ­ ODIR­it.