Eko Higjiena

Pushtetarët e paprekur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Oligarkët kriminalë fshihen prapa viktimave të tyre.Smaka: Të fuqishmit e politikës fshehin gjurmët e krimit

“Me gjuhën e Kodit penal, sikur kryerësi, ashtu edhe ndihmuesi apo shtytësi, nxitësi apo mbështetësi, përgjigjen për krimin e bërë, sepse ai e ka ndikimin dhe fuqinë e vet të realizimit të krimit nga ana e prapaskenës dhe si me telekomandë e dirigjon ekzekutorin e veprës kriminale”, thotë për “Kosova Sot” eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka

Uji Dea

Në praktikën e funksionimit të deritanishëm të drejtësisë kosovare, e cila akoma nuk është shkëputur në masën e duhur nga ndikimi ekstrem i shkopit dirigjues nga politika e kriminalizuar e instaluar në pushtet, nuk janë të rralla rastet që në emër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, para institucioneve të drejtësisë, prokurori dhe gjykata nxirren zyrtar të vegjël të shtetit, që janë vetëm një dorë e zgjedhur e shefave të tyre, derisa vetë oligarkët kriminalë që kontrollojnë dhe instrumentalizojnë këta “peshq” të vegjël mbetet vazhdimisht në hijen e prapaskenës së krimit dhe krejtësisht të paprekur. Ekspertë të fushës së sundimit të ligjit konsiderojnë se kjo formë e funksionimit të drejtësisë kosovare në raport me detyrat, që i takojnë në luftimin e dukurive kriminale, është një zbatim i kundërligjshëm i drejtë- sisë selektive, sepse me pa tjetër është e nevojshme që edhe ndaj oligarkëve kriminalë që urdhërojnë aferat korruptive t’u ngrihet aktakuzë, dhe jo vetëm ndaj zyrtarëve që kapen në zbatim të urdhrit, siç është rasti i zyrtarëve komunalë në Prishtinë. Pavarësisht se ata mund të shpallen fajtorë, urdhëruesit, eprorët e lartë të tyre, nuk duhet te mbesin të pa prekur nga hetuesia dhe përballja me drejtësinë. “Me gjuhën e Kodit penal, sikur kryerësi, ashtu edhe ndihmuesi apo shtytësi, nxitësi apo mbështetësi, përgjigjen për krimin e bërë, sepse ai e ka ndikimin dhe fuqinë e vet të realizimit të krimit nga ana e prapaskenës dhe si me telekomandë e dirigjon ekzekutorin e veprës kriminale”, thotë për “Kosova Sot”, eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka./kosova sot/