Fundamenti

Punëtorët nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat që ua garantojnë ligjet

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues të sindikatave, të cilët kërkojnë zbatim më të mirë të ligjit të punës dhe atij për sigurinë në punë. Për këtë qëllim sindikalistët kanë paralajmëruar një protestë për 29 maj.

Të punësuarit në Kosovë, sidomos në sektorin privat, ende nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat që ua garantojnë ligjet në fuqi, Ligji i punës dhe ai për sigurinë në punë. Shumë sish, ndonëse nuk janë të kënaqur me trajtimin që ua bëjnë punëdhënësit, hezitojnë të flasin, nga frika e humbjes së vendeve të punës.

Një i punësuar, që dëshiron të mbetet anonim, thotë se zbatimi i ligjit të punës, varet nga vullneti i punëdhënësve.

“Ka që respektohet, ka që nuk respektohet… çka duan e respektojnë çka s’duan e shkelin, kurrkush s’ju thotë kurgjo… e ke gjet vendin ku s’guxojmë me fol…”, theksoi ai.

FIDANISHTJA

Si pasojë e mosrespektimit të ligjit për sigurinë në punë, dhe në mungesë të pajisjeve përkatëse dhe trajnimeve të domosdoshme për disa vende pune me rrezikshmëri më të madhe, ka pasur edhe raste të lëndimeve, por edhe vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës, thotë eksperti i çështjeve të sigurisë në punë, Nevahir Hazeri.
“Për të evituar rrezikun e drejtpërdrejt në vendin e punës, nevojiten pajisjet mbrojtëse, sesi duhet të sillen në vendin e tyre të punës. pra është një kompleks që duhet të përcaktohet nga eksperti që bën vlerësimin, dhe ai duhet të jetë në vendin e punës”, tha Hazeri për Radio Kosovën.

Sindikalistët nuk janë të kënaqur me zbatimin e ligjeve në sferën e punësimit, veçmas atij për organizimin sindikal. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë për Radio Kosovën se punëtorët kanë adresuar shumë ankesa, sidomos sa i përket kontratave të punës dhe shkelje tjera që bëhen sidomos në sektorin privat të ekonomisë. Për këtë arsye kanë paraparë një protestë për të mërkurën, ku sipas Arifit do të adresojnë disa kërkesa.

“Kërkojmë zbatimin e ligjeve në praktikë për të drejtat e punëtorëve, kërkojmë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në nivel nacional, e cila është e përgatitur, kërkojmë zbatimin e marrëveshjes për pagën minimale që këshilli ekonomik social e ka marrë që sivjet të jetë 220 euro. Kërkesa e katërt është që ta miratojnë një ligj të veçantë për pensionistët”, tha ai.

Ndërkohë Inspektorati i punës gjatë periudhës 4 mujorë ka bërë mbi 7000 inspektime, si rezultat i të cilave rreth 800 punëtorë janë pajisur me kontrata pune./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.