RCCOLA

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje pagash

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut (SPEK), Izet Mustafa ka bërë të ditur për Telegrafin se kanë kërkuar nga menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që të rrisin pagat për punëtoret e kësaj korporate. Ai thotë se KEK-u po përformon mirë dhe ekzistojnë mundësit për të rritur pagat. Por zyrtarët e KEK-ut thonë se rritja e pagave aktualisht është e vështirë.

Kryetari i SPEK-ut, Izet Mustafa ka thënë se kanë proceduar kërkesën për ngritje të pagave para aprovimit të buxhetit dhe planit operativ të KEK-ut për vitin 2014.

“Kërkesa ka të bëjë me fillim të këtij viti që do të thotë se me pagën e janarit nuk është realizuar kërkesa për rritje por menaxhmenti ka premtuar që tani do të jenë të gatshëm me bërë një vlerësim të gjendjes në KEK bashkë me SPEK-un dhe të shohim si do të na përgjigjen. Ne zakonisht kërkesën e bëjmë për ngritje lineare për të gjithë punonjësit me qëllim që t’i ulim dallimet e mëdha të cilat aktualisht janë në mes të kualifikimeve”, tha Izet Mustafa për Telegrafin.

Kurse, Edmond Nulleshi, Drejtor i shërbimeve në KEK, ka thënë se në fokus të tyre është mirëqenia e punëtorëve. Menaxhmenti aktuali i KEK-ut, tregon ai, ka ngritur disa herë pagat e punëtorëve, herën e fundit, pagat janë ngritur në korrik të vitit 2013.

“Për më tepër ka rregulluar çështjen e ushqimit të tyre si dhe i ka pajisur edhe me sigurim shëndetësorë, një përfitim që nuk e kanë pasur që nga pas lufta. Duke marr parasysh faktin se punëtorët konsiderohen si një nga asetet me të rëndësishëm, menaxhementi KEK-ut ka për qellim të vazhdojë në këtë drejtim të përmirësimit të mirëqenies se tyre”, është shprehur Nulleshi për Telegrafin.

Mobi Casa

Aktualisht ai thotë se rritja e pagave është e kufizuar për shkak të disa faktorëve. “Në këtë moment duhen të merren parasysh disa faktor shumë të rëndësishëm kufizues siç janë: fakti se KEK-u duhet të mbuloi të gjitha shpenzimet duke përfshi edhe investimet kapitale nga të hyrat vetanake dhe qëndrimi i ZRRE rreth arsyeshmërisë për ngritjen e shpenzimeve për paga të punëtorëve. Këta faktor e bëjnë gati të pamundur që të konsiderohet çfarëdo lloj veprimi rreth ngritjes së shpenzimeve për paga në një periudhe afatshkurtër”, tha Drejtori i shërbimeve të KEK-ut Edmond Nulleshi.

Kryetari i SPEK-ut Izet Mustafa, ka treguar se kërkesa që kanë bërë në vitin 2013 ka qenë 30 për qind e buxhetit të paraparë për pagë, e më pas ajo shumë të ndahej në formë proporcionale për të gjithë punonjësit.

“Në qershor të vitit të kaluar KEK-u ka marre vendim që punëtorëve të cilët janë në prodhim tu ngritët paga për 50 euro në bruto kurse, rreth 500 punëtorëve të administratës për 30 euro bruto ngritje të pagave. Kështu që SPEK-u nuk ka qenë i kënaqur me këtë veprim dhe më pas e kemi procedura kërkesën në Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Bordi i KEK-ut”, theksoi Mustafa.

Ndryshe, kryeministri Hashim Thaçi, gjatë një interviste në RTK, të dielën, ka thënë se pagat për shërbyesit civil do të ngritët për 20 për qind nga muaji prill i këtij viti. /Telegrafi/