Hidromorava

Puna e natës shkakton kaos në organizëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Puna gjatë ndërrimit të natës shkakton kaos në organizëm dhe mund të ketë pasoja të dëmshme afatgjate – paralajmërojnë ekspertët.

Njerëzit që punojnë gjatë natës janë më të rrezikuar nga diabeti tip 2, infarkti i miokardit (sulmi në zemër) apo kanceri.

Hulumtuesit thonë se çrregullimet që shfaqen gjatë punës natën, shkaktojnë probleme në nivel molekular. Ata janë shprehur të befasuar nga shpejtësia dhe serioziteti i dëmtimeve që ndodhin kur njeriu nuk fle gjatë natës.

Organizmi i njeriut ka ritmin e vet natyror apo orarin trupor, sipas të cilit është i kurdisur që të flejë natën dhe të zgjohet ditën.

ARKATANA

Çrregullimi i këtij orari ka pasoja të mëdha dhe sjell deri te çrregullimi i temperaturës dhe prodhimi i hormoneve, që janë të lidhur me aftësitë fizike të organizmit dhe me funksionimin e trurit.

Testet mjekësore kanë treguar se gjashtë gjene janë të programuara që të jenë aktive gjatë periudhave të caktuara brenda ditës dhe natës. Në rast se njerëzit qëndrojnë zgjuar gjatë natës, atëherë humbet ky mekanizëm gjenetik.

Duke u bazuar në të dhënat e reja, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se funksionet trupore – siç është puna e zemrës, veshkave dhe trurit – humbin koordinimin nëse prishet ritmi natyror i gjumit dhe zgjimit. /Mjeku.Net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.