Uji Dea

PTK me platformë ilegale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Postë – Telekomi i Kosovës (PTK) që dikur ishte kontribuuesi më i madh në buxhetin e shtetit, tash është bërë pjesë e informalitetit. PTK nuk ka licencë për transmetimin e platformës kabllore digjitale IPTV me të cilën operon në tregun e Kosovës për afër katër vjet.

Fikrete Çoçaj zyrtare për informim në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) ka konfirmuar për Tribuna se deri më tani ky institucion nuk ka lëshuar asnjë licencë për operimin me Platformë IPTV në Republikën e Kosovës, në mungesë të një rregulloreje të veçantë që do të rregullonte në mënyrë specifike licencimin e platformës IPTV.

Eco Higjiena

“Si pasojë e mos emërimit të anëtarëve të Komisionit të KPM-së nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë ndodhur vonesa në aspektin e vendimmarrjes dhe nxjerrjes së akteve nënligjore në këtë institucion. Me draft-rregulloren për shpërndarjen e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe shërbimeve radio mediale përmes operatorëve të rrjetit është paraparë të rregullohet kjo fushë, mirëpo deri në miratimin dhe hyrjen e saj në fuqi e kemi këtë gjendje”, ka thënë Çoçaj…(Tribuna).