Pseudoreforma e Thaçit, blerje kohe për zvarritje të zgjedhjeve

Pavarësisht që institucionet e Kosovës janë vonuar shumë në këtë mandat të radhës, që reformën zgjedhore të mbetur në gjysmë të rrugës, tani kur ky proces është riaktivizuar nga presidenti Thaçi, por pa konsensus politik, përfaqësuesit e opozitës, analistët dhe ekspertët e shohin realizimin e tij të plotë vetëm me pjesëmarrjen konsensuale të të gjithë spektrit politik.
“Luajtja e rolit të ‘reformatorit’ e përçarësit fatal të skenës politike është pak më tepër se lojë djallëzore. Këtë e vërteton insistimi dhe kryeneçësia e presidentit, që me çdo kusht të realizojë reformën zgjedhore pa opozitën dhe grupet punuese. Sjellja injoruese e presidentit Thaçi ndaj opozitës, përveçse rrezikon reformat, e rrezikon stabilitetin politik, degradimin e mëtutjeshëm të institucionit të presidentit dhe zhvillimet e gjithëmbarshme politike në vend”, u shpreh analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”
Pavarësisht që institucionet e Kosovës janë vonuar shumë në këtë mandat të radhës, që reformën zgjedhore të mbetur në gjysmë të rrugës, tani kur ky proces është riaktivizuar nga presidenti Thaçi, por pa konsensus politik, përfaqësuesit e opozitës, analistët dhe ekspertët e shohin realizimin e tij të plotë vetëm me pjesëmarrjen konsensuale të të gjithë spektrit politik. Ndryshe, vazhdimi i këtij procesi pa opozitën shihet me mundësi të rrezikut për dështim të radhës ose improvizim të një pseudoreforme joefektive vetëm sa për të përmbushur egon e presidentit dhe blerë kohë në zvarritjen e zgjedhjeve të parakohshme. Deputeti Ismail Kurteshi, nga lëvizja ‘Vetëvendosje’, konsideron se vazhdimi krye në vete i kësaj reforme, pa opozitën parlamentare në grupin punues, sa është jodemokratike, po aq është jolegale dhe jolegjitime, prandaj është një proces i gjykuar për dështim, sikur që po dështon edhe çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “Përpjekja për reformë zgjedhore, pa një konsensus të gjerë, do ta ketë fatin e demarkacionit dhe “Zajednicës”, të cilat vetëm sa e destabilizuan vendin dhe morën shumë kohë dhe energji për të dështuar në fund. Kjo reformë e propozuar ka për synim realizimin e ëndrrave të parealizueshme të atyre, që janë gati të përmbysin çdo gjë për t’u rehatuar vetë. Kjo reformë i konvenon Thaçit dhe partisë së tij, por jo edhe partive të tjera qofshin në pozitë apo opozitë. Pa opozitën nuk do të ketë reformë zgjedhore’, u shpreh deputeti Ismail Kurteshi për “Kosova Sot”.
Berisha: Zgjedhje të shpejta e jo improvizime Të parealizueshëm e sheh këtë proces pa opozitën edhe sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha, deputet në Kuvendin e Kosovës. “Ne mendojmë që kjo reformë zgjedhore është dashur të bëhet shumë më herët, kur është dashur të bëhen edhe përgatitjet e duhura dhe duke marrë konsensusin e të gjitha subjekteve politike për nevojën e reformës zgjedhore. Në këtë kohë tani kjo qasje është krejtë- sisht e vonuar dhe çdo veprim, që po bëhet edhe nga kryetari i shtetit, por edhe nga ana e kësaj qeverie aktuale janë veprime të vonuara, sepse tani është cenuar legjitimiteti i tyre dhe vendi ka nevojë për zgjedhje të shpejta dhe jo për improvizime, me qëllim të blerjes së kohës. Fillimisht presidenti duhet të sillet dhe të jetë president, i cili përfaqëson të gjitha subjektet politike, e duke përfaqësuar unitetin e të gjithë spektrit politik, ai përfaqëson me dinjitet dhe legalitetit edhe popullin e Kosovës. Tani pikërisht në këtë aspekt ai është bukur i cenuar dhe ky pozicion e cenon edhe legalitetin dhe legjitimitetin e nismës për reformën zgjedhore pa konsensusin politik”, thotë Ali Berisha nga AAK-ja. Improvizues e shohin këtë proces të filluar nga presidenti pa opozitën edhe analistët politikë./kosova sot/