Uji Dea

Haziri: Isha negociator për statusin e Kosovës për pavarësi dhe nënshkrues i kësaj dite të bardhë -do ta ruaj si të shenjtë tërë jetën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Haziri është ndjerë i nderuar se ishte negociator për statusin e Kosovës për pavarësi, dhe që ishte ‘nënshkrues të kësaj dite të bardhë, ku proceset e shkaktuara u bënë ëndërr e realizuar’,

Haziri tha se këtë nder do ta ruajë si të shenjtë tërë jetën.

Postimi i plotë i Hazirit:

Në vigjilje të 17-vjetorit të pavarësisë

ARKATANA

Së paku prej pesë brezave të fundit të familjes, kemi mësuar që të rezistojmë, luftojmë, ëndërrojmë, nderojmë, të besojmë në Zot e atdhe, duke e ruajtur familjen.

Për dallim prej të tjerëve të cilët nuk kanë para kujt të përkulen, nuk kanë për kë të krenohen e të vënë kurora lulesh, stërgjyshërit, gjyshërit e baballarët tanë na mësuan se si duhet të kryengritemi për liri. Jemi krenarë për këtë.

Sa shumë ka dhënë ky vend për këtë ditë. Heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit janë sublimimi i 17 shkurtit 2008, ndaj veprave të të cilëve përkulemi gjithmonë.

Gjilani është shtrirje e Karadakut, Gollakut e Moravës. Nuk jemi të plotë pa të drejtat e bashkëpatriotëve në Moravën e Poshtme deri në Ristovc dhe në pjesën tjetër deri në fshatin Bugarin. Sa shumë dashni i kanë dhënë këtij vendi. E di që nuk e dini ku janë dhe pse po i përmendim!

Kur jemi në prag të 17-vjetorit kësaj feste të madhe, Kosova më ka bërë nder si negociator për statusin e Kosovës për pavarësi dhe Gjilani e Anamorava e gjithë vendi më bënë deputet nënshkrues të kësaj dite të bardhë, ku proceset e shkaktuara u bënë ëndërr e realizuar. Këtë nder do ta ruajë si të shenjtë tërë jetën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.