Pse “veriu i çliruar” nuk e rriti votën e VV, por e uli atë?

Nga Besa Ismaili Ahmeti – Pse “veriu i çliruar” nuk e rriti votën e VV, por e uli atë?Sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim. Andaj.
Në politikë, sukseset e rreme kanë këmbë të shkurtra. Askund kjo nuk është më e dukshme se në atë që u trumbetua si “çlirimi i veriut” nga kryeministri Albin Kurti, një aksion i zhurmshëm, i paketuar me flamuj, tensione të rrezikshme dhe deklarata heroike. Por çfarë ndodhi më pas? A u çlirua vërtetë veriu?
Kryeministri u mburr se e “çliroi” veriun, por realiteti është se e boshatisi atë edhe më tej.
Sot, serbët nuk janë në institucionet e Republikës, nuk janë pjesë e rendit kushtetues, dhe kjo mungesë përfaqësimi institucional e shtron terrenin që Zajednica de facto të realizohet dhe de jure të imponohet jashtë kornizës kushtetuese të shtetit të Kosovës.
Ka vetëm një garantues për të mos pasur Zajednicë, e ai është integrimi i plotë i serbeve në institicionet e Republikës.
Ç’integrimi ishte situatë e rrezikshme diplomatike e politike, që tensionoi vendin dhe e izoloi ndërkombëtarisht.
Me Kurtin, Kosova humbi shansin për integrimin e veriut. Dhe me veriun, Kurti shënoi humbje të besimit politik të qytetarëve të Kosovës.
Populli zhgënjehet, por nuk gënjehet gjatë.