Fundamenti

Pse nuk takohen Isa dhe Albini?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri ndër kandidatët e mundshëm për kryeministër, Isa Mustafa që sa kohë ka filluar takimet me liderët e subjekteve tjera politike, përveç Vetëvendosjes.

Lideri Mustafa së pari kishte provuar të takohet me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, por kjo dështoj për shkak të agjendës së ngjeshur të këtij të fundit. Të paktën kështu thotë Kujtim Shala, nga kryesia qendrore e LDK-së, shkruan bota sot.

Fundamenti

Të pyetur për të njëjtën çështje, zyrtarë të VV-së thonë se ftesa për takim nga LDK-ja është bërë vetëm pasi e kanë konfirmuar takimin me kryeministrin Thaçi. Erzen Vraniqi nga Vetëvendosja thotë se LDK-ja nuk mundet edhe me opozitën edhe me pozitën.