Uji Dea

Pse figura e Albulena Haxhiut po e bllokon konstituimin e Kuvendit, flasin analistët

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës ka ndezur debat të ashpër në skenën politike të vendit.

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, analistët Visar Ymeri, Imer Mushkolaj dhe Ylli Hoxha kanë shprehur qëndrime tejet kritike ndaj saj, duke e konsideruar të papërshtatshme për postin e lartë institucional.

Analisti Visar Ymeri tha se sjellja politike e Albulena Haxhiut ka lënë “shenja” që ajo nuk duhet të jetë në krye të institucioneve. “Në sjelljen e vet politike, Albulena Haxhiu ka dhënë shenja që ajo nuk është e përshtatshme për me lanë në krye të institucionit. Kqyrne, për shembull, qysh ka vepruar në Ministrinë e Drejtësisë”, deklaroi Ymeri.

Ai shtoi se mënyra se si Haxhiu ka trajtuar procesin e vetingut ka shkaktuar shqetësim tek partnerët ndërkombëtarë, duke krijuar perceptimin se procesi po përdoret për hakmarrje politike e jo për drejtësi. “Bashkimi Evropian ka qenë shumë skeptik për këtë qasje”, tha ai, duke nënvizuar se qasja e Haxhiut ka ndikuar negativisht në besueshmërinë e reformës në drejtësi.

Ymeri, ndër të tjera, përmendi se emra si Glauk Konjufca janë më të pranueshëm për kryetar të Kuvendit, për shkak të sjelljes së tij institucionale.

“Glauk Konjufca nuk është sjellë si aktivist i Vetëvendosjes, por si kryetar i Kuvendit – kjo ka rëndësi.”

Fundamenti

Në të njëjtin panel, analisti Imer Mushkolaj përdori një gjuhë të ashpër ironike, duke e quajtur kandidaturën e Haxhiut një “komedi politike”.

Ai tha: “VV duhet me insistu në Albulena Haxhiun, sepse është shumë e rëndësishme. Fati i Kosovës tash e në të ardhmen varet prej emrit të quajtur Albulena Haxhiu”, duke e krahasuar atë me heroinën Shote Galica. Mushkolaj e përshkroi Haxhiun si “ministre super të dështuar” që tani po prezantohet si figura qendrore e shtetit.

Për më tepër, ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti për kthimin e gjithë procesit të konstituimit të Kuvendit në një farsë politike.

“Albin Kurti ka kriju një komedi. Na konsideron aktorë të një komedie që bën çka don, sepse do me zgjedh zonjën Albulena Haxhiu kryeparlamentare.”

Në anën tjetër, analisti Ylli Hoxha u shpreh se kriza aktuale është pasojë e mungesës së përgjegjësisë politike. Ai ironizoi gjendjen duke thënë se deputetët janë më të interesuar për pozitat dhe pagat, sesa për funksionalizimin e institucioneve.

Hoxha përmendi qëndrimet e fundit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, që sipas tij kanë lënë të kuptohet se emra si Glauk Konjufca dhe Saranda Bogujevci janë të pranueshëm për kryetar të Kuvendit. Ai i quajti këto dy figura si më të përshtatshmet për këtë post për shkak të përvojës dhe legjitimitetit të tyre./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.