Mobi Casa

Pse aq ftohët trajtohet Epoka e Mbijetesës së Arsimit Shqip

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sabri Morina – Është shumë e habitshme që qeveria aktuale e udhëhequr nga LDK-ja, me shumë indiferencë po e trajton epokën më të lavdishme të qëndresës aktive paqësore të mësimdhënësve të gjitha niveleve në Kosovë!

Si ka mundësi që me kaq ngathtësi të trajtohet Epoka me të cilën LDK-ja e identifikon si formën më të fuqishme të organizimit të qëndresës aktive e paqësore?! Në vend se kjo si çështje të trajtohej me prioritet , zvarritet në mënyrë të pakuptueshme nga njerëzit të cilët është dashur ta kishin si pikën apo ndër pikat më referuese të suksesesit të vetë atyre!

Me siguri zëdhënësi i qeverisë, përkatësisht ministri i mirëqenies socile për moshën e re që e ka, sikur të mos ishte organizimi qëndrestar i atëhershëm, ai sot, do të ishte ose një i pa shkollë ose me shkollë të një gjuhe të pushtuesit mizor!

Ai kurr nuk do të bëhej ministër, kurr nuk do bëheshin as mësues, as mjek, as inxhinier, as .. as… shokët e brezit të tij! Sa e sa mësimdhënës e kanë pritur me shumë krenari lirinë, por sa u plakën e vdiqën të zhgënjyr me mos mirënjohjen e njerëzve që sot po gëzojnë shumë pushtet!

UBT

A ka kuptim, a ka kuptim kjo shpërfillje, kjo indiferencë! Apo presin ndoshta që të shuhet i tërë brezi i mësueve të mbijetesës! Te mësuesit nuk ka mundësi manipulimesh të listave, sepse të gjithë i kanë dëshmitë e sakta! Nuk ka farë justifikimi për mosnjohje jo të përvojës, sepse kjo as që do të ishte dahsur të ishte temë, por heronjve të dritës e diturisë duhet t’i bëhet një trajtim i merituar! Ne që punuam në atë faze e dimë se me çfarë situatash të rënda jemi përballur, e dijnë edhe shumë familjar që shtëpitë e tyre i shndërruan në shkolla!

Shtëpi të cilat u vunë në shënjestër të agresorit! Dikush edhe aty brenda në qeveri, besoj se ka përjetuar skena kur policët, i kanë ndjekur, i kanë keqtrajtuar jo vetëm mësuesit, por edhe pronarët e shtëpive! Mbështetjen në kuvend e ka marrë letra qarkore e hartuar nga njerëzit e kohës së mbijetesës, e cila në fillim u mbështet në shkollat e komunës, ku më vonë u shndërrua në dokument të obligueshëm! Pse tash kjo shtyrje, pse kjo zvarritje… nuk ka fjalë justifikuese!

Është pritur mjaft! Duhet t’u vie keq, kur nga qeveria jonë nuk njihet vlera më e madhe- puna më heroike! Kush ka besuar kështu! Kujt t’i besojnë, pse çdo ditë e më shumë po na zhgënjeni! Zëri ynë, është zë i arsyes, por mos pritni klithmat e mallkimit! Sepse, mallkimi i mësuesve është ashtu si i prindërve ndaj fëmijve dalur doresh! Pra, nxitoni sa…..! /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.