ARKATANA

Këshillë fëmijëve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Nijazi Kastrati

Për fëmijë-

Për ju fëmijë
Kam një këshillë
Që të bëheni
Sa më të mirë

Kur të luani
Kujdes shtoni
Njeri tjetrin
Të mos lëndoni

ARKATANA

Me gurë shokun
Mos e gjuaj
Do e lëndosh
Ai shumë do vuaj

Kur don topin
Me ia marrë
Ndërhy lehtë
E më ngadalë

Mos e shtyej
Që të rrëzohej
Hundë e buzë
Do sakatohej

E ndojherë
Nëse hidhëroheni
Shtrini duart
Të pajtoheni!