Uji Dea

PSD-ja në Gjilan e gatshme për zgjedhjet e nëntorit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Partia Social Demokrate në Gjilan ka hartuar listën e saj zgjedhore prej 35 kandidatëve të cilët do të garojnë në fushatën zgjedhore për asamblenë komunale të Gjilanit.

Lista prej 35 kandidatëve në përbërjen e saj ka fytyrat dhe personalitetet më eminente të qytetit duke filluar nga profesor, mjek, gazetar, student, sportist të cilët pretendojnë që në mënyrën më të sinqertë t`i hynë garës zgjedhore për Gjilanin thuhet në një njoftim të PSD-së në Gjilan.

Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një garë e ashpër dhe e gjatë, por me vlerat dhe prurjet e reja në PSD shpresojmë në përkrahjen e qytetarëve të cilët kanë nevojë për tejkalimin e politikave unitariste dhe mitologjike të partive të mëdha dhe të vogla thonë Social Demokratët.

RCCOLA

Kuantiteti numerik në partitë e mëdha nuk po sjellin gjithmonë vlerat e duhura për një udhëheqje lokale , shpresojmë se programet tona sociale gjatë fushatës do të bindin qytetaret e Gjilanit se fryma social demokrate që është e pranishme në Evropë do të jetë alternative e tyre.

Social Demokracija udhëheq Evropën, me faktin se duke filluar nga Gjermania , Franca , Kroacija, Slovenija dhe shumë shtete dhe parti të tjera të cilat në shpirtin e tyre direkt apo indirekt përbëjnë social demokracinë konsiderojmë se qytetarët e Kosovës e pse jo edhe të Gjilanit të kuptojnë qëllimin e mirë të social Demokratëve thuhet në një njoftim të kësaj dege e cila megjithatë nuk i ka dërguar emrat e kandidatëve./rajonipress/